Android, sistemi operativ Google për smartphonat, ka zyrtarizuar pajtueshmërinë për pajisjet me ekran fleksibël që kanë madhësinë e një smartphone kur janë mbyllur dhe një tabletë kur janë të hapura. Nën drejtimin e konferencës së zhvilluesve të "robotit jeshil" në Mountain View, në Kaliforni, zv. presidenti Dave Burke ka njoftuar se Google po përmirëson Android për "shfrytëzimin e formës së re të ekraneve".
Pajisjet janë "si telefon ashtu dhe tabletë", tha Burke, duke theksuar rëndësinë e "vazhdimësisë së ekranit". në praktikë aplikimet duhet të përshtaten pa zgjidhje të vazhdueshme në madhësinë e ekranit të mbyllur dhe të hapur. Modaliteti është i njëjtë me kthimin vertikal ose horizontal të telefonit kur shikojmë një video.
© insmart.al