INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen lajmi i mirë, ulet çmimi i naftës në vend

Vjen lajmi i mirë, ulet çmimi i naftës në vend

Publikuar më: 10:35 03-04-2017

Çmimet e karburanteve në vende kanë filluar të pësouar ulje ditët e fundit. Rënia ka arritur vlerën e 5-6 lekë,  nafta nga 173 lekë që ishte më parë tani tregtohet 167 lekë ndërsa benzina tregtohet më çmimin 168 lekë.

Arsyeja kryesore e rënies së çmimeve lidhet me ecurinë e tyre në tregjet ndërkombëtare. Pasi u ngjit në gati 60 dollarë për fuçi në janar-shkurt, ari i zi ka zbritur në rreth 50 dollarë për fuçi ditët e fundit, si rrjedhojë e rritjes së prodhimit. Kjo situatë ka bërë që OPEC të mendojë për një reduktim të furnizimit me naftë, në mënyrë që të nxisë çmimet.

Edhe tregu i brendshëm ka pësuar ndryshime muajt e fundit. Teksa rafineria e naftës ARMO ka rifilluar punën, prodhimi vendas vlerësohet aktualisht të zërë rreth 40% të tregut. Në janar, sipas të dhënave zyrtare, importet e karburanteve shënuan rënie pikiatë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në janar u importuan vetëm 21,899 tonë karburante me një rënie 38% në krahasim me janarin e vitit 2016.

Burimet nga tregu pohojnë se shkak për këtë rënie është bërë vënia në funksion e rafinerisë së përpunimit të naftës, ARMO. Uzina, që u rikthye në punë në fund të vitit të kaluar, duket se ka përmbushur gati 30% të kërkesës vendase për naftë.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939