Një shtetas kosovarë raportohet i humbur që mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dije se shtetasi është 55-vjeçari Skënder Rama, i cili kishte ardhur për pushime në qytetin bregdetar me një grup shoferësh prej 44 vetash, por rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli tek Shkëmbi i Kavajës për të mos u kthyer më.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.
Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.
Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.