Dukesha e Sussex i ka dhënë jetë një djali të vogël, njoftoi vetë duka i Sussex në një konferencë për mediat.
Princi Harry u shpreh se ata janë “shumë të entuziazmuar” dhe falënderuan publikun për suportin e tyre gjatë shtatzënisë.
Ai tha se bebi dhe Meghan janë në një gjendje të mrekullueshme shëndetësore.
Duka shtoi më tej se ata janë ende duke menduar për emrin e të porsalindurit, i cili erdhi në jetë në orën 5:26 të mëngjesit këtë të hënë raporton “BBC News”. Kjo ka çuditur edhe opinionin publik, i cili është mësuar, me faktin që emrat e fëmijëve mbretërorë zgjidhen shumë më përpara lindjes së tyre.
Më poshtë edhe deklarata nga faqja zyrtare e “Instagram-it” të dukës dhe duekshës së Sussex:
“Jemi të lumtur të njoftojmë se shkëlqesia e tyre duka dhe dukesha e Sussex-it mirëpritën fëmijën e tyre të parë në orët e para të mëngjesit të 6 majit, 2019. Djali peshon 3,3 kilogramë. Dukesha dhe bebi janë mirë dhe të shëndetshëm dhe çifti mbretëror falënderon publikun për emocionet dhe mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe të veçantë të jetës së tyre”, -thuhet në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Meghan dhe Harry-t në Instagram.
The Duke of Sussex announces his wife has given birth to a baby boy.
— Sky News (@SkyNews) May 6, 2019
Follow the latest on the #royalbaby here: https://t.co/8KSPsa3ufS pic.twitter.com/xE4qo9Ct3v