Ikja e Ergit vazhdon të lërë boshllëk të madh mes familjarëve, miqve dhe artistëve.
Ata që e njihnin, por edhe ata që nuk e njihnin, kishin arritur ta kuptonin shpirtin e madh dhe talentin e këtij djali.
Edhe pse nuk është më, muzika e tij do të vazhdojë të përcjellë përsëri emocione tek të gjithë. Ashtu siç është edhe ky krijim i fundit i Ergit që është publikuar sot.
Mban titullin “Mama”, me muzikë nga Irkenc Hyka dhe me tekst të shkruar nga vetë Ergi.
Një baladë që përcjell mijëra emocione dhe që vetëm një tekst i shkruar nga një artist si Ergi arrin ta bëjë.