INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen në Tiranë për vdekjen e xhaxhait, por gabon me atë që bën më pas i kushton 1.5 milionë lekë

Vjen në Tiranë për vdekjen e xhaxhait, por gabon me atë që bën më pas i kushton 1.5 milionë lekë

Publikuar më: 09:24 28-10-2017

 Në shkurt të këtij viti, një kryefamiljar kishte ardhur drejt Tiranës bashkë me gruan, vajzën dhe kunatin pasi kishte të shtata e xhaxhait. Personi në fjalë, i identifikuar si F.Shijaku, vetëm disa orë më pas është kapur duke vjedhur rroba nga më të ndryshmet në disa dyqane.Ky veprim i ka kushtuar atij 1.5 milionw lekw tw vjetra gjobw nga Gjykata e Tiranws.

Sipas hetimeve dhe dëshmive në Prokurori, shtetasi F. Shijaku ka udhëtuar drejt Tiranës, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën për të shtatat e xhaxhait që kishte ndërruar jetë.

Pasi ka përfunduar ceremonia, rreth orës 12:00 ata kanë mbërritur në qendrën tregtare dhe kanë nisur të shohin për mallra të ndryshme nëpër dyqane. Vajza dhe bashkëshortja janë ndalur në një dyqan me rroba grash, ndërsa i pandehuri së bashku me kunatin kanë ndaluar në një dyqan tjetër.

Në dyqanin e parë që ka hyrë, F. Shijaku ka marrë një pulovër për fëmijë dhe një bluzë për meshkuj, duke mos i paguar, por ka hequr pullat e alarmit përmes një vegle që kishte me vete. Më pas, ai dhe kunati kanë hyrë në një dyqan tjetër, ku kanë marrë një palë pantallona, dy palë streçe, një shall, një këmishë dhe një bluzë, të cilave ua ka hequr pullat e alarmit.

Ka qenë një punonjës i stafit të dyqanit që ka parë gjithçka, duke vënë në dijeni kasieren. Kjo e fundit ka njoftuar personelin e sigurisë, të cilët kanë ndaluar F. Shijakun, së bashku me kunatin e tij.

DËSHMIA E KUNATIT

I thirrur në Prokurori për këtë çështje, kunati i të pandehurit ka thënë se ai nuk kishte gisht në vjedhje. Ai tha se ndër sendet e vjedhura, ishin edhe një palë pantallona që F. Shijaku i tha se do t’ia blinte ai si dhuratë.

“Aty, unë dhe kunati provuam nga një palë pantallona dhe meqenëse na pëlqyen, vendosëm që t’i blinim. I futa te çanta e kunatit dhe ai më tha se e bënte ai pagesën. Unë nuk e pashë nëse e bëri pagesën apo jo, pasi nuk e ndoqa me sy, por kur dolëm, na kapën punonjësit e dyqanit, na kontrolluan dhe panë se pantallonave u ishte hequr pulla e sigurisë. Kunati pranoi se e kishte kryer ai atë veprim dhe se nuk kishte bërë pagesën e vlerës së tyre”, ka thënë kunati në Prokurori. Ai madje akuzoi edhe rojet e sigurisë se i kanë dhunuar gjatë ngjarjes.

“Na futën në një magazinë ku na kanë rrahur dhe bërë presione të ndryshme. Këtë na e bënë rojet e sigurisë dhe jo policia. Unë nuk kam të bëj me ketë vjedhje dhe as motra, e cila ka qenë në lokal me vajzën kur na kapen rojet e dyqanit”, vijoi ai më tej.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547