INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen përgjigja për lutjet tuaja: Shkencëtarët krijojnë një ekran të pathyeshëm celulari!

Vjen përgjigja për lutjet tuaja: Shkencëtarët krijojnë një ekran të pathyeshëm celulari!

Publikuar më: 14:24 13-09-2016

Të gjithë e njohim atë ndjesinë vrastare në momentin kur shihni celularin t’ju rrëshkasë nga gishtat, duke e ditur se çfarë do ndodhë në momentin kur do përplaset me tokën.

Por të përdorni celularin tuaj përtej një rrjete të vërtetë krisjesh shumë shpejt mund të jetë diçka e të kaluarës. Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një ekran touch për smartphone-t, që potencualisht mund t’u kursejnë përdoruesve mijëra euro dhe dollarë në riparime çdo vit. Me vetëm një të pestën e çmimit të ekraneve aktualë, teknologjia e re, që pritet të futet në përdorim në vitin 2018, mund të trondisë çmimet e celularëve, televizorëve dhe të tableteve. Elektrodat që përbëjnë ekranet touch janë të përbëra nga indium tin oxide (ITO), që është një metal i rrallë dhe i kushtueshëm. Rezervat me këtë metal po mbarojnë dhe i kanë bërë shkencëtarët të kërkojnë për një material të ri. Kjo ka sjellë në rezultatin e këtij materialit të ri transparent dhe shumë fleksibël, me elektroda hibride të formuara nga nanofije prej argjendi dhe graphene (lloj karboni), çka e bën rezistent ndaj krisjeve dhe thyerjeve. Gjithashtu e përçon elektricitetinb më mirë se ITO, duke e bërë kështu edhe më efikas.

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332