INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen reagimi i parë i një ambasadori për pazaret e votave që nxori BILD

Vjen reagimi i parë i një ambasadori për pazaret e votave që nxori BILD

Publikuar më: 09:10 20-06-2019

Më në fund një reagim nga një ambasador mbi dhejtra përgjime të publikuara nga tabloidi gjerman, BILD. Në Shkodër, ambasadori i Austrisë, Johan Sattler ka thënë se përgjimet mund të jenë të sakta por duhen pritur vendimet e gjykatës. Ai theksoi se këto përgjime duhet të konfirmohen. “Pergjimet mund të jenë të sakta dhe nëse ka përbërje kriminale duhet të konfirmohet. Nuk e di nëse e keni ndjekur në Austri për një video që tronditi Austrinë dhe nëse ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe këtu shpresa e madhe eshte tek drejtesia”, deklaroi ai.

ambasadori_austriak.jpg

Ai u pyet edhe për zgjedhjet më 30 qershor. Ai nuk dha një qëndrim nëse duhet të mbahën në datën e zhdekretuar apo jo por theksoi se duhet vepruar me urgjencë. "Sa i përket zgjedhjeve më 30 qershor, situata mund të zhbllokohet por duhet të veprohet menjëherë. Ajo që nuk më pëlqen është se shumë politikanë dhe gazetarë bëhen violentë dhe të rrezikshëm dhe shpesh thërrasin për katarsis të sistemit por në mënyra violente dhe këto situata mund t’ju shkurajojnë dhe t’ju hedhin pas me vite por ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj thirrjeve për dhunë”, tha ambasadori austriak.

Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703