INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen reagimi i parë i Selena Gomez për fejesën e ish të dashurit të saj Justin Bieber

Vjen reagimi i parë i Selena Gomez për fejesën e ish të dashurit të saj Justin Bieber

Publikuar më: 14:20 09-07-2018

Lajmi i djeshëm që Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin janë fejuar na shkoi të gjithëve pasi erdhi në një mënyrë shumë të papritur. Të shumta ishin komentet se si po ndihej Selena Gomez për këtë fejesë. Sipas një burimi të “Us Weekly” Selena Gomez nuk është mërzitur për këtë lajm. 

“Selenës nuk i intereson fare. Ajo me Justin i ka dhënë fund dhe ndarja e fundit me të ka shpërbyer që ajo ta harronte njëherë e mirë atë”, është shprehur burimi.
Një tjetër burim ka shtuar se Selena mendonte se Justin e bëri publike romancën me modelen për të mërzitur atë. “Këtë bën ai gjithmonë. Selena nuk i ndjek lajmet që qarkullojnë për të në media”, ka shtuar burimi. Ekipi i saj ka siguruar se ajo nuk flet më për Justin dhe askush në rrethin e saj nuk e përmend. “Nëse qëllimi i kësaj romance ka qenë për të xhelozuar Selenën apo për ta mërzitur atë është humbje kohe”, janë shprehur ndër të tjera.


Justin dhe Hailey u fejuan këtë fundjavë në Bahamas. Prindërit e tyre e kanë aprovuar këtë fejesë dhe të ardhmen e tyre së bashku./intv.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008