INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen reagimi i parë nga spitali i Marsejës për vdekjen e Florenc Beqirajt

Vjen reagimi i parë nga spitali i Marsejës për vdekjen e Florenc Beqirajt

Publikuar më: 10:28 26-12-2017

Vdekja e mistershme e të riut shqiptar, 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në një spital në Marsejë ka ngjallur një seri diskutimesh ditëve të fundit dhe ka vendosur në lëvizje një numër të madh të institucioneve shqiptare dhe atyre franceze.

Në serinë e shumtë të reagimeve zyrtare ka ardhur së fundmi për prestigjiozen “Reuters” dhe ai i një zëdhënësi të spitalit të Marsejës ku ka qenë i shtruar Florenci.

Sipas zëdhënësit francez: “Florenci vdiq pavarësisht kujdesit që i është dhënë atij nga ana e stafit mjekësor të spitalit”.

Mësohet se përfaqësuesi i institucionit nuk ka thënë asgjë më shumë në lidhje me akuzat e familjarëve të 23-vjeçarit, të cilët pretendojnë se mjekët i kanë hequr atij tubat e oksigjenit që e mbanin në jetë pa aprovimin e tyre.

Në lidhje me vdekjen e të riut ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri, që në një deklaratë ka njoftuar se Florencit do t’i kryhet autopsia, por deri më tani nuk jep asnjë e dhënë në lidhje me pretendimet e familjarëve të tij.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043