Kompania Oukitel do të sjellë gjatë këtij muaji U22, telefoni i parë në botë me katër kamera.
Oukitel në këtë mënyrë do të nxjerrë në treg për përdoruesit, pajisjen me dy kamera të përparme dhe dy të pasme.
Kamerat e parme do të kenë 5 MP dhe 2 MP, ndërsa dy kamerat tjera do të kenë 8 MP, përkatësisht 2 MP.
Telefoni do të ketë edhe sensorin për skanimin e gishtërinjve, ndërsa për konsumatorët do të ofrohet në tri lloj ngjyrash: e bardhë, e zezë dhe e artë.
Pajisja pritet të jetë në para-shitje nga mesi i këtij muaji.