Ne operacionin e radhës “Vjeshtë 2017” sekuestron një pasuri që shkonte në shifra marramendëse, personi që u prek nga ky sekuestrim ishte një i dënuar për trafikim narkotik.
Pasuria e paluajtshme dhe makinat ishin në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, i arrestuar për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” më datë 29.11.2016, raporton top channel.
Policia ka sekuestruar një apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës, një ndërtesë 100m2, 53 m2 truall, 15 metra objekt dhe 3 automjete luksoze (një Ferrari me vlerë rreth 200 mijë euro, një Porsche me vlerë rreth 100 mijë euro dhe një Peugeot me vlerë 10 mijë euro).