Sot është një ditë e lumtur në familjen Hoxha pasi kryefamiljarja Vjollca, e ëma e Lorit dhe Sarës ka ditëlindjen.
Padyshim që nuk mund të mungonte urimi i vajzës së saj Lori e cila me një postim në Instagram e ka uruar mamanë e saj me një dedikim vërtet të ëmbël.
Një tortë e zbukuruar me disa trëndafila të bukur ishte dhurata që Lori ka bërë publike në Instagram.
“Për aq kohë sa ti do buzëqeshësh, ne do jemi mirë. Gëzuar mam”, -ka shkruar Lori në foton e tortës së ditëlindjes.