INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vladimir Gjuta “pishmani” i policisë sërisht në burg

Vladimir Gjuta “pishmani” i policisë sërisht në burg

Publikuar më: 14:30 22-06-2016

Edhe pse u lirua nga akuza e vënies së tritolit në farmacinë e të atit të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Vladimir Gjuta është rikthyer sërish në qeli. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin. Akuza që e la në burg është ajo për dhunën në familje dhe thyerje të masës së sigurisë.
Sipas policisë i ati 78-vjeçari Ferit Gjuta, pak ditë më parë bëri kallëzim penal me pretendimin se Vladimiri ushtronte dhunë sistematike ndaj tij.
Po në fakt i ati ka dalë dy herë publikisht madje dhe këtë të mërkurë kur u dha masa e sigurisë dhe ka mohuar këtë fakt. Ai thotë se e ka thirrur vërtet policinë, për të shoqëruar të birin nga ambjentet e një feste familjare për në shtëpi, por jo se ndaj tij ka ushtruar dhunë.  

Ja ç’ ka thënë i ati:

“Jemi shumë të ngarkuar. Djali ka qenë i dënuar për disa probleme, farmacie, i cili mori pafajësinë. Në burg ka dhe ngarkesat e veta. Një ditë nga këto të fundit kishte një festë në familje. I thashë shko tek shtëpia jote që të jemi në rregull me shtetin. Jo unë nuk shkoj tha. Gjatë kësaj kohe njoftova policinë, ishte ora 2 e natës. Në asnjë mënyrë nuk jam dhunuar, përkundrazi. I kërkojmë edhe gjykatës se ai ka nevojë për ndihmë mjekësore. Nuk kam as shenja asgjë. Veç me pas ndonjë babë tjetër ai. U kam thënë vetëm ka thyer arrestin e shtëpisë. Më vjen turp edhe prej djalit, se nuk kam moshë unë me rrejt

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213