INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vladimir Kosta: Eduard Shalsi arrogant dhe prepotent

Vladimir Kosta: Eduard Shalsi arrogant dhe prepotent

Publikuar më: 13:23 30-03-2016

"Kulturë" e re në Partinë Socialiste. Kush shan më shumë mund të fitojë pozita në parti. Mbase kjo është dhe arësyeja që deputetët socialistë i janë kundërvënë njëri tjetrit. Së fundmi është Vladimir Kosta ai që ka lëshuar një lumë akuzat ndaj kolegut të tij në komisionin e veprimtarisë prodhuese Eduart Shalsi. Nëpërmjet një statusi në facebook, Kosta akuzon për arrogancë dhe prepotencë kolegun Shalsi.

Statusi i Kostës:

“Propozova në komision, të marrim pjesë , ne deputetët e këtij komisioni, në mbledhjet e shoqatave për të marrë mendimin e vet biznesmenëve nëse duhet apo jo anëtarësimi i detyrueshëm ?!

Eduard Shalsi sot në komision bëri sjelljen e një arroganti, prepotenti, të një mohuesi kur thotë se ka mbledhur grupet e interesit për tu marrë mendimin e tyre !

Ed Shalsi ; nuk është aspak e vërtetë që ju keni pyetur direkt biznesin, ashtu siç pretendon dhe gënjen ata 5 deputetët e komisionit. Ti ke marrë mendimin e krerëve të dhomave dhe ata ta kanë kundërshtuar anëtarësimin e detyrueshëm.

Sapo e vertetova këtë fakt me drejtorin ekzekutiv të dhomës amerikane të tregtisë. Dhe mendimi i tijë është kundër asaj që do të bëni ju. Prandaj do të lutesha të gjesh rrugën e drejtë, që ju të mos diktoheni nga dikush me interesa personale”.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998