INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vladimir Kostës i përgjigjet Braçe: PS nuk ka blerë kurrë zgjedhjet

Vladimir Kostës i përgjigjet Braçe: PS nuk ka blerë kurrë zgjedhjet

Publikuar më: 12:50 12-07-2016

Letra e largimit nga Partia Sociqaliste e deputetit të Përmetit, Vladimir Kosta ngriti dhe një akuzë të rëndë publike. Zgjedhjet në Berat janë blerë me para. Kjo akuzë ka marrë përgjigjen e deputetit Erjon Braçe, i cili në atë kohë ishte deputet i këtij Qarku. Nëpërmjet një statusi në facebook, Erjon Braçe thotë se në 2009 zgjedhjet në Berat janë rfituar falë mbështetjes së socialistëve dhe jo blerjes së votës.
Erjon Braçe në fb:
“Një lutje kam për cilindo që, merr përsipër të flasë duke përmendur Beratin;
Mos asociioni paratë me Beratin!
PS NUK KA FITUAR KURRË NË BERAT ME E PREJ PARAVË!
KURRË!
PS në Berat ka fituar prej njerëzve shembullore,
intelektuale dhe militantë, qytetarë mbi të gjitha,
të majtë në palcë, kurrë të pasur apo me interesin banal të pasurimit të shpejtë!!
As edhe një qindarkë nuk është përdorur për këtë!
Mijëra e miliona jo e jo, asnjëherë!
Ka mjaftuar pasioni, idealizmi, shpirti e zemra beratase në çdo rast, prej vitit 1991 e këtej.
E fundit;
Betejën në vitin 2009-të në Berat e kam drejtuar unë, kemi fituar ndershmërisht falë votës së beratasve dhe përkushtimit masiv të socialistëve të zakonshëm atje.
Unë i jam shumë mirnjohës secilit dhe jo vetëm për atë betejë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543