INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vladimir Putin fiton zgjedhjet e së dielës. Ai do të jetë president i Rusisë për herë të katërt

Vladimir Putin fiton zgjedhjet e së dielës. Ai do të jetë president i Rusisë për herë të katërt

Publikuar më: 09:23 19-03-2018

Vladimir Putin është president i Rusisë për herë të katërt. Me 76 për qind të votave fitorja nuk ishte surprizë në zgjedhjet e së dielës në Rusi. Ai do të qëndrojë edhe për 6 vite të tjera në krye të vendit. Që nga viti 1999 Putin ka mbajtur postet e kryeministrit dhe presidentit rus. Lideri kryesor i opozitës Alexei Navalny u ndalua të përfshihej në garën presidenciale. Në një miting në kryeqytetin Moske pas fitores Putin tha se rusët vlerësuan arritjet e viteve të shkuara, ndërsa përjashtoi mundësinë e rikandidimit për një tjetër mandat. Pas daljes së rezultatit, ai qeshi me një pyetje për "të vrapuar sërish edhe 6 vjet të tjera". "Kjo që po thoni është paksa zbavitëse. Ju mendoni se do rri këtu ku jam deri sa të shkoj 100 vjeç? Jo!"-tha ai. Shkalla e fitores-e cila ishte parashikuar nga mbarë bota ka një rritje të dukshme nga votimet e 2012-s, ku ai mori 64%. Konkurrenti më i afërt i Putin, komunisti milioner Pavel Grudinin, mori rreth 12%. Gara përfshiu gjithashtu Ksenia Sobchak, një ish prezantuese e emisioneve reality dhe nacionalisti Vladimir Zhirinovsky, të cilë morën më pak se 2% të votave. Ekipi elektoral i Putin tha se kjo ishte "një fitore e pabesueshme". Në disa zona, pranë vend votimeve kishte ushqime falas dhe ulje nëpër dyqane.

Article Logic
Execution time: 0.0032548904418945