Gjatë këtyre ditëve presidentja kroate ka qënë në qendër të vëmendjes sepse skuadra e Kroacisë është finalistja e Kupës së Botës që u zhvillua në Rusi.
Gjatë samitit të NATO-s edhe kryeministri Edi Rama bëri foto me presidenten kroate e cila është parë edhe në shkallët e stadiumit rus dhe ka tërhequr vëmendjen për hijeshinë e saj.
Por këtë herë presidentja Kolinda Grabar Kitarovic është takuar në Kremlin me homologun rus Vladimir Putin i cili e mirëpriti me një tufë me lule.
Ndërsa presidentja simpatike i dhuroi një fanellë ku shkruhej emri ‘Putin’.Duket se presidentja ka fituar vëmendjen e shefit të Kremlinit.
Sigurisht një dhuratë e veçantë në vigjilje të finales së Rusi 2018 ku Kroacia u përball me Francën.
Edhe gjatë samitit të NATO-së presidentja kroate ishte shumë optimiste për fitoren e kombëtares së saj.