INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vladimir Putin pedofil?!

Vladimir Putin pedofil?!

Publikuar më: 15:03 22-01-2016

Vladimir Putin pedofil?!

Aleksandër Litvinenko deklaroi se Vladimir Putin ishte kapur në kamera duke bërë seks me djem të rinj, sipas një hetimi rreth vrasjes së spiunit. Kur presidenti i ardhshëm rus ishte student, shkruajnë mediat e huaja, ishte filmuar duke abuzuar me fëmijë në një banesë ku një politikan tjetër i lartë kishte një “treshe” me prostituta, kishte shkruar Litvinenko një postim të bujshëm në internet.

Ky pretendim ishte regjistruar në raportin hetimor të Sir Robert Owen, si pjesë e një liste të gjatë të akuzave të bëra nga spiuni që u vra pasi ai u arratis nga Rusia dhe u vendos në Britani. Litvinenko e kishte bërë akuzën pasi presidenti u pa duke e puthur stomakun e një djali pesë vjeçar, gjatë një ecje në Kremlin, në qershor 2006.

Litvinenko kishte thënë se Putin shkatërroi pamjet, në kohën pasi ishte bërë udhëheqës i Shërbimit Sekret Rus - FSB.

Litvinenko ka shkruajtur: "Publiku botëror është i tronditur. Askush nuk mund të kuptoj pse presidenti rus bëri një gjë të tillë të çuditshme, duke e puthur stomakun e një djali të vogël, të panjohur”. "Pas diplomimit në Institutin Andropovi, i cili përgatit oficerë për shërbimin e zbulimit KGB, Putin nuk u pranua në inteligjencën e huaj. Në vend të kësaj, ai u dërgua në një pozicion të ri në Drejtorinë e KGB së Leningradit”. "Kjo ishte një kthesë shumë e pazakontë për një të diplomuar në Institutin Andropovi me një gjermanisht të rrjedhshme. Pse kjo kishte ndodhur me Putin?”. "Sepse, pak para diplomimit të tij, shefat e tij mësuan se Putin ishte një pedofil [sic]. Kështu thonë disa njerëz që e njihnin Putinin si student në Institut”.

"Shumë vite më vonë, kur Putin u bë drejtor i FSB dhe po përgatitej për presidencën, ai filloi të kërkojë dhe të shkatërrojë çdo material komprometues të mbledhur kundër tij nga shërbimet sekrete gjatë viteve të mëparshme. Nuk ishte e vështirë, pasi që ai vetë ishte drejtor i FSB”.

"Ndër të tjera, Putini kishte gjetur videokaseta në Drejtorinë e Sigurisë së Brendshme të FSB, që tregonin atë duke bërë seks me disa djem të mitur".

Litvinenko ka vazhduar të lidhë të kaluarën e pretenduar të Putinit pedofil në rastin e Yuri Skuratov, transmeton Telegrafi, një politikani të lartë në Rusi i cili u kap në kamera duke bërë seks me dy prostituta.

Në pjesën tjetër të blog-postit të cituar nga Sir Robert, ai shkroi: "Interesante, video është regjistruar në të njëjtën banesë ku Prokurori i Përgjithshëm, Yuri Skuratov, ishte regjistruar fshehurazi me dy prostituta”.

"Më vonë, Putin (me udhëzimet e Roman Abramovich) kishte shantazhuar Skuratov me këto kaseta dhe u përpoq të bindë Prokurorin e Përgjithshëm për të dhënë dorëheqje”.

"Në këtë bisedë, Putin i ka përmendur Skuratovit se edhe ai vetë ishte regjistruar duke bërë seks në të njëjtin shtrat. (Por sigurisht, ai nuk tha se ishte pedofili [sic])".

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104