INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlahutin: Keni humbur shumë kohë, ne nuk heqim dorë

Vlahutin: Keni humbur shumë kohë, ne nuk heqim dorë

Publikuar më: 13:32 06-05-2016

Në çdo dalje publike të muajve të fundit ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së nuk kanë kursyer kritikat ndaj klasës politike shqiptare. Arësyeja, miratimi i reformës në drejtësi. Edhe këtë të premte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin deklaroi se klasa politike shqiptare ka humbur shumë kohë në miratimin e reformës në drejtësi, përmes së cilës sipas saj kalon dhe integrimi i vendit.
“Shpresoj që reforma të miratohet sa më shpejt. Kjo është një mundësi që të marrë rekomandimin për hapjen e negociatavve. Fatkeqësisht vendi juaj ka humbur shumë mundësi, shumë shanse për ndërtimin e shtetit, modernizimin dhe kjo nuk ka qenë zgjedhja juaj, por ama në këtë moment, kjo punë duhet vazhduar, dhe kjo është zgjedhja juaj”.

E ndërsa shpreh mbështetjen e BE në proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Vlahutin deklaroi:
“Ju e dini nuk jemi të vetëm në këtë rrugëtim të Shqipërisë drej Bashkimi Europain. Nuk do të heqim dorë, nuk do të lodhemi dhe nuk të humbasim durimin. Keni mbështetjte të plotë, prandaj le të përpiqemi të bëjmë një punë sa më të mirë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215