Në 9 Maj sikurse në shumë vende të Europës u festua edhe Dita e Europës. Dhe në përkujtim të kësaj dite e cila cilësohet si dita që formësoi BE, edhe delegacioni europian në Shqipëri organizoi një event.
Ceremonia me muzikë dhe element të kulturës shqiptare u organizua tek Muzeu Kombëtare, detaje këto që lidhen edhe me temës që ishte zgjedhur për të kujtuar 9 Majin trashëgimia kulturore.
Vetë delegacioni i BE në Tiranë ka postuar disa foto në rrjetin social facebook dhe ku padyshim vihen re element shumë interesantë.
Të ftuarit vip si politikanë por edhe artistë shqiptarë u pritën nga amabsadorja e BE-së Romana Vlahutin e cila me pamjen e saj ishte padyshim në qendër të vëmendjes.
Diplomatja ishte veshur me fustan të kuq të gjatë ku mes të tjerat binte sy varësja e vecantë ku dukej flamuri shqiptar.
Gramoz Ruci, Ervin Bushati, Edmond Haxhinasto, Taulant Balla, Ditmir Bushati, Majlinda Bregu etj.ishin disa nga politikanët që u vunë re në event. Po ashtu shumë i vëmendshëm dukej edhe ambasadori Lu.