INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlahutin takim me Kryemadhin: Shpresojmë që në qershor të hapen negociatat

Vlahutin takim me Kryemadhin: Shpresojmë që në qershor të hapen negociatat

Publikuar më: 18:22 07-02-2018

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin këtë të mërkurë i dorëzoi kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian të prezantuar një ditë më parë në Bruksel nga Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme Mogherini dhe Komisioneri Hahn.

Kryemadhi u shpreh se Integrimi i Shqipërisë në BE i takon qytetarëve dhe si e tillë shpreson që brenda qershorit të kemi një vendim pozitiv për çeljen e negociatave.

Një ditë më parë BE sqaroi se vendi ynë do të duhet të zbatojë reformat e përcaktuara duke nisur nga ajo në Drejtësi në mënyrë që në qershor të hapen edhe negociatat.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047