INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlahutin i dorëzon Strategjinë e BE-së, Meta: Të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë

Vlahutin i dorëzon Strategjinë e BE-së, Meta: Të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë

Publikuar më: 18:42 06-02-2018

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin e cila i dorëzoi Strategjinë e re të Komisionit Evropian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor, strategji e prezantuar pak orë më parë në Bruksel.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Presidenti Meta vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më të madh, si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Article Logic
Execution time: 0.0036032199859619