INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlera e mesatare e pensioneve në Shqipëri është 85 euro ndërsa në Mal të Zi 323 euro [VIDEO]

Vlera e mesatare e pensioneve në Shqipëri është 85 euro ndërsa në Mal të Zi 323 euro [VIDEO]

Publikuar më: 17:46 11-08-2017

Vlera mesatare e pensionit në Shqipëri është rreth 86 euro, një shumë që nëse e krahason me vendet e rajonit është 2.5 herë më e vogël.
Sipas një studimi që BE ka realizuar për reformat e pensioneve në Ballkan, ne renditemi si vendi me vlerën më të ulët te pagesës.
Vendin e parë për pensionet më të larta e ka Mali i Zi me rreth 323 euro, Serbia, e Maqedonia me 240 euro, dhe ne vend te trete Bosnja me 178 euro.
Por nëse e krahasojmë vlerën që një pensionist merr në vendin tonë, me vlerën që një pensionist merr në vendet e Evropës, do vëmë re se shifrat kanë diference te madhe. Pensionet në Evropë rezultojnë të jenë nga 11 mijë euro deri në 58 mijë euro në vit.
Në vendin tonë sipas të dhënave të institutit të sigurimeve shoqërore një pension mesatar në qytet është rreth 15 mijë lekë te reja ndërsa në fshat 8.500 lekë te reja .
Ekspertet shpjegojnë se perspektiva e pensioneve shqiptare është kaq e zbehtë, sepse numri i pensionistëve në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta ndërsa forca e punës po reduktohet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674