INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlerësim ndërkombëtar: Të drejtat e fëmijëve shqiptarë përtokë

Vlerësim ndërkombëtar: Të drejtat e fëmijëve shqiptarë përtokë

Publikuar më: 09:47 30-06-2016

Studimi i fundit i Fondacionit për të Drejtat e Fëmijëve në bashkëpunim me Erasmus School of Economics jep të dhëna dëshpëruese për Shqipërinë. Në rang rajonal renditemi të fundit. Performancë më të mirë e ka Serbia e renditur e 28-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 30, Mali i Zi i 43 dhe Maqedonia e 47, ndërsa vendi ynë i 59-ti. Në studim janë marrë 163 shtete botërore. Listën me të dhëna më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve e kryeson Norvegjia, Portugalia dhe Islanda, ndërsa të fundit ndodhen Afganistani, Afrika Qendrore dhe Vanuatu në Oqeanin Paqësor.
Sipas Monitor, Fondacioni Kids Rights që përpilon edhe raportin për të katërtin vit, i bën apel qeverive të ndryshme të globit që të investojnë më shumë për fëmijët në këtë drejtim, pasi buxhetet janë të pamjaftueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658