INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për Hollandën Fatos Lubonja është “Prince Claus”

Për Hollandën Fatos Lubonja është “Prince Claus”

Publikuar më: 15:35 15-03-2016

Një zë kritik ndaj fenomeneve negative shqiptare nuk kalon në heshtje nga Komiteti i Çmimeve "Prince Claus". Fatos Lubonja, i cili njihet për penën e tij të “hollë”, është vlerësuar nga Ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, Dewi van de Weerd, e cila i dorëzoj çmimin “Pince Claus” Fatos Lubonjës. Kjo është hera e parë që një Çmim Prince Claus i është akorduar një qytetari Shqiptar.

Fondacioni Prince Claus nëpërmjet anëtarëve të vet ndërkombëtarë të Komitetit të Çmimeve Prince Claus vendos të nderojë me këtë çmim artistë dhe individë të spikatur për punën e tyre novatore në sferën e kultures dhe zhvillimit.

Fatos Lubonjës i është akorduar ky çmim për vlerësimet e tij shumë të kthjellëta letrare mbi episode thelbësore të historisë shqiptare të kohëve të fundit; për ruajtjen e integritetit të tij intelektual dhe pavarësisë në rrethana ekstreme; për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejtat e njeriut, lirisë së fjalës dhe të drejtës për të treguar historinë e vendit të vet në një kontekst ku liria mbetet e brishtë; për zgjerimin e qëllimit të debatit publik dhe dhënien e mundësisë zërave kritikë; si dhe për t’ja thënë të vërtetën pushtetit pa patur frikë.

Çmimet Prince Claus nderojnë arritjet e shquara në fushën e kulturës dhe zhvillimit. Çmimet ju akordohen cdo vit individëve, grupeve dhe organizatave veprimtaria kulturore e të cilëve ka një ndikim pozitiv mbi zhvillimet e shoqërive të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0018630027770996