INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vlerësimi për bashkitë më të mira, do të çuditeni kush kryeson[VIDEO]

Publikuar më: 10:02 04-12-2017

Sipas vlerësimit të realizuar nga Ministria e Financave rezulton se Bashkia Kamëz ka marrë pikët më të larta sa i përket performancës së bashkive në vend.

E dyta renditet Bashkia Shkodër ndërsa Bashkia Tiranë renditet e teta.

Kriteret e vlerësimit sihin 15 të tilla, ku çdo kriter ka 30 pikë. Bashkia e Kamzës mori vlerësimin më të lartë me 440 pikë, e dyta e Shkodrës me 430 pikë, e ndjelur mga ajo e Patosit me 425 pikë. Më pas janë Vora 415 pikë, Durrësi me 405 pikë, Elbansani 400 pikë Memaliaj 395 dhe Tirana me 391 pikë.

Bashkia e Shijakut dhe ajo e Tropojës morën vlerësimin më të ulët të performancës.

Kriteret e vlerësimit ishin: Dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit; Numri i kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor; Numri i urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari; Dorëzimi në kohë i kontratave në Thesar; Urdhër-prokurimet e paautorizuara; Mjedisi i kontrollit; Menaxhimi i Riskut; Aktivitetet e kontrollit; Informimi dhe komunikimi; Monitorimi; Përgatitja e audituesve të brendshëm; Raportimi në kohë i Audituesve; Monitorimi i pyetësorit të vetëvlerësimit të audituesve të brendshëm; Cilësia e raportimit të audituesve të brendshëm: Pozicione aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.

Article Logic
Execution time: 0.0043020248413086