Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vllahutin po mbikëqyr nga afër procesin e votimit duke vizituar disa qendra votimi në Qarkun e Elbasanit. Ndër të tjera ambasadorja Vllahutin mësohet se ka shkuar në një qendër ku u raportua se shpërndaheshin para në këmbim të shitblerjes së votës.
Përfaqësuesja e BE-së Vlahutin është ka kërkuar nga njerëzit e pranishëm në qendrën e votimit që të largohen pasi mbarojnë punë. “Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu,” është shprehur ajo.