Skuadra shkodrane e futbollit të femrave, Vllaznia, është shpallur kampione e Shqipërisë.
Në javën e fundit të kampionatit Vllaznia fitoi ndaj Tirana AS me rezultatin 4-0 duke rrëmbyer kështu titullin kampione.
Në ndeshjen e edicionit të shtatë të këtij aktiviteti të zhvilluar në “Reshit Rusi” të Shkodrës Begolli (2) dhe Gjini e Gruda dominuan duke shënuar në portën e kryeqytetasve.
Pas përfundimit të këtij takimi është mbajtur dhe ceremonia e dhënies së Kupës së Kampionit dhe medaljeve për skuadrën fituese.