INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vllaznia-Tirana, hyrja falas në “Loro Boriçi”

Vllaznia-Tirana, hyrja falas në “Loro Boriçi”

Publikuar më: 09:09 25-05-2017

Hyrja falas në “Loro Borici” për finalen e sezonit. Në Shkodër këtë edicion e kanë ndjerë mungesën e tifozerisë, por klubi shpreson që ndaj Tiranës, në ndeshjen që vendos mbijetesën, mbështetësit të mos mungojnë duke ofruar edhe një lehtësi më tepër, atë të kostos. Vllaznia njoftoi se ka marë miratimin nga Federata Shqiptare e Futbolit që hyrja për ndeshjen e fundit të sezonit në “Loro Borici” të jetë falas, me përjashtim të tribunës qendrore. Kështu për të treja tribunat e tjera me një kapacitet në total prej rreth 13 mijë vendesh hyrja do të jetë pa pagesë. Në këtë mënyrë klubi kërkon mbështetjen e tifozëve në një ndeshje të rëndësisë maksimale për fatet e Vllaznisë që i mjafton edhe një barazim për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Vlen të kujtohet se mbetet në fuqi ndërkohë rregulli i akordimit prej 5% të biletave për tifozerinë mike. Në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë me një kapacitet total prej 16 mijë vendesh në Loro Borici janë rreth 800 bileta që i takojnë tifozerisë bardheblu. Në fakt Vllaznia ditët e fundit në një komunikim zyrtar me klubin e Tiranës ka shprehur sygjerimin që klubi kryeqytetas të marë në konsideratë mundësinë e udhëtimit pa tifozë, duke patur parasysh precedentët e konflikteve të fundit mes dy tifozerive, por jo një kërkesë në drejtim të FSHF që të mos lejohen tifozët miq në stadium.

Article Logic
Execution time: 0.0036091804504395