INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vllaznia-Tirana/ Ndeshja e mbijetesës do të gjykohet nga një arbitër i huaj

Vllaznia-Tirana/ Ndeshja e mbijetesës do të gjykohet nga një arbitër i huaj

Publikuar më: 08:54 27-05-2017

Vllaznia-Tirana do të gjykohet nga një gjyqtar i huaj. Ky është vendimi i marrë në orët e vona të kësaj të premteje sa i përket ndeshjes më të rëndësishme të javës së 38-të të Superiores, që do të vendosë ndoshta fatin në Superiore, të dy prej ekipeve më të vjetra në vend.

Për të patur një gjykim sa më korrekt dhe të pakontestueshëm, FSHF ka vendosur që të jetë një gjyqtar italian ai që do të vendosë drejtësi në përballjen e “Loro Boriçit”.

Ky vendim është marrë nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit që ka menduar të sjellë një kryesorë të huaj për këtë ndeshje. Emri i gjyqtarit kryesorit dhe asistentëve të tij nuk bëhen për momentin të ditur dhe pritet të zbulohen vetëm pak para fillimit të ndeshjes, por gjithsesi bëhet fjalë për një gjyqtar që gjykon rregullisht në Serinë A dhe është mbajtës i i stemës së FIFA-s.

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312