E gjithë zona e LungoMares në Vlorës është përmbytur si shkak i reshjeve të shiut. Pas disa orësh reshje, deti ka avancuar dhe ka dalë deri në rrugë.
E gjithë rëra e hedhur përgjatë bregdetit të zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë, si pjesë e projektit “Lungomare” është përmbytur. Reshjet e shiut nxorrën në pah problemet me kanalizimet e qytetit të Vlorës. Ky është një problem i përvitshëm për këtë qytet sepse sa herë bie shi , përsëritet i njëjti fenomen. Edhe në disa zona të tjera uji shkoi deri në 20 centimetra duke sjellë probleme në lëvizjen e njerëzve por edhe qarkullimin e mjeteve.