Është arrestuar në Vlorë një 51 vjecar , nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj mamasë së tij të moshuar.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Armando Kojdheli, banues në qytetin bregdetar.
“Ai u prangos pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases D.K, 74-vjeç”, njofton policia. Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale: Dhunë në familje.