Policia e Vlorës ka sekuestrur 40 kilogram drogë të groposura në banesën e një 29-vjeçari, në fshatin Drithas. Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e banesës së shtetasit Fatjon Lamçe,në fshatin Drithas. Polica gjeti dy bidona plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva. Menjëherë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pronarit të kësaj prone, 29 vjeçarin Lamçe. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.