INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë: Arrestohet Kosovari, tentoi të rrëmbejë 3 persona nën thirrjen “Allahu Akbar”

Vlorë: Arrestohet Kosovari, tentoi të rrëmbejë 3 persona nën thirrjen “Allahu Akbar”

Publikuar më: 15:28 17-08-2016

Ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës një shtetas Kosovar, pasi për 2 orë me radhë ka terrorizuar banorët e qytetit në vende të ndryshme të qytetit.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, bëhet e ditur se personi i arrestuar është Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë. Uniformat blu bëjnë të ditur se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij “Audi” me targa  KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. Ngjarja është shënuar në vende të ndryshme të qytetit bregdetar të Vlorës brenda një harku kohor vetëm 2 orësh. Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.

Gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit në polici ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
Por 29 vjeçari ka një histori me drejtësinë Kosovare. Pasi ky person është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594