Një pedagoge e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ka rënë në pranga të policisë sot. Policia ka arrestuar Dorina Ndou (Mino), 30- vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi” për të cilën prokuroria e Vlorës kishte lëshuar një urdhër ndalimi. Sipas burimeve të policisë Ndou ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.