Dhjetë parcela me cannabis sattiva janë asgjesuar në fshatrat e Vlorës. Nga të dhënat e para të policisë, mësohet sa janë asgjesuar rreth 3900 rrënjë bimësh narkotike kanabis sativa. Droga u gjet në fshatrat Vërmik, Vezhdanisht dhe Dukat i Ri.
Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë, të ndara në 10 parcela, me lartësi deri në 25 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. Policia lokale po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Ndërkohë në lushnje janë asgjesuar 2074 rrënjë cannabis sativa janë asgjesuar nga uniformat blu në Lushnje. Policia ka shpallur në kërkim dy kultivuesit: N.N, 47 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes dhe Y.P., 54 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” të Beratit. Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasit N.N dhe Y.P, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kultivuar bimët narkotike në tokën në pronësi të shtetasit N.N.