INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë: Asgjesohen 15 parcela cannabis sattiva në tokë pa pronar

Vlorë: Asgjesohen 15 parcela cannabis sattiva në tokë pa pronar

Publikuar më: 09:43 16-08-2016

Policia e Vlorës ka identifikuar 15 parcela me cannabis sattiva në tokë pa pronar në disa fshatra të saj. Mësohet se pas ndërhyrjes së uniformave blu të qytetit bregdetar të Vlorës, janë asgjesuar 15 parcela me rreth 2613 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol dhe Mavrovë, të cilat ishin të kultivuara nëpër pyjet e këtyre fshatrave anës lumit Vjosë, ku shtrirja e kësaj sipërfaqe toke rezulton pa pronar.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe më pas djegies me zjarr.
Ndërkohë uniformat blu të qytetit bregdetar po punojnë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209