INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë: Banorët e “Transballkanike-s”: Rama na ka dënuar me vdekje!

Vlorë: Banorët e “Transballkanike-s”: Rama na ka dënuar me vdekje!

Publikuar më: 11:23 18-04-2016

Zgjerimi i rrugës Transballkanike në qytetin e Vlorës prek shumë familje, të cilët janë të detyruar të largohen nga banesat e tyre. Por masa e dëmshpërblimit të dhënë nga qeveria nuk ju mjafton për asgjë. Në këto kushte ata janë detyruar të dalin në protesta, ku zyra e deputetit të qarkut të Vlorës, njëherësh Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte ndalesa e tyre. Me pankarta në duar, banorët kundështojnë vlerën që ka vendosur qeveria për t’i dëmshpërblyer. Banorët thonë se dëmshpërblimi duhet të bëhet me vlerën e tregut, pasi në të kundërt ata e kanë të pamundur të blejnë shtëpi, duke mbetur në këtë mënyrë në qiell të hapur.

 “Në qoftë se Edi Rama, në Vlorë, në një fshat më të humbur të Shqipërisë ka një shtëpi me 200 euro dhe me tokë 50 euro (m2) unë i propozoj të më japë shtëpinë e tij dhe do t’i jap 300 euro. Ne kemi shkuar edhe në bashki, kemi shkuar kudo… janë arrogantë! Nuk na japin asnjë përgjigje. Nuk ka transparencë. Unë vetë nuk di se çfarë me merret”, tha njëri nga banorët e prekur nga zgjerimi i rrugës Transballkanike.

Banorët shprehen se mbështesin ndërtimin e rrugës por:

“Ne nuk jemi kundër projektit. Ne e duam Vlorën më shumë sesa e do Edi Rama që nuk ka jetuar asnjë ditë në Vlorë. E vetmja zgjidhje është t’i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut. Ai na ka dënuar me vdekje. Atë shtëpi e kam ndërtuar me paratë e emigracionit”.

Banorët thonë se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre nëse nuk ka një reagim nga qeveria.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225