INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, Basha-Ramës: Koha jote mbaroi, banditët në burg, jo në qeveri

Vlorë, Basha-Ramës: Koha jote mbaroi, banditët në burg, jo në qeveri

Publikuar më: 13:59 13-01-2018

Gjatë një takimi në Vlorë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se vetëm bashkimi I shqiptarëve mund t’I japë fund qeverisë së Edi Ramës e cila sipas tij mbahet në këmbë nga paktet mafioze me krimin.

Sipas kreut demokrat Habilajt, Tahirin, Haki Cakon, Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën i lidh kodi i heshtjes.

Basha shtoi se shqiptarët ndjejnë në jetën e tyre të përditshme ekonominë e cila është përkeqësuar dhe situate sipas tij një situate e tillë nuk do të ndryshojë sa kohë që në pushtet është Edi Rama.

Ai bëri thirrje që në 27 janar të bashkohen për të protestuar.

‘Dua t’i jap një mesazh të qartë Edi Ramës. Më 27 janar atq që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës në mes të Tiranës. Koha jote ka mbaruar. Banditët në burg dhe jo në qeveri’ tha Basha gjatë takimit në Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0039901733398438