Shirat e dendur që pushtuan vendin sollën mjaft probleme në shumë zona të vendit sidomos në Vlorë dhe në Fier.
Shumë banorë jo vetëm u përmbytën por mbetën edhe të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujrave duke qënë edhe në rrezik për jetën.
Sikurse është edhe kjo qytetare e bllokuar prej 4 orësh nga rrjedha e lumit në Nesarak të Armenit në Vlorë e cila u shpëtua nga Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë dhe u transportua drejt QSUT.
Ekipi i mjekëve të Njësisë së Helikopterëve i dhanë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga rreziku për jetën.
Në gatishmëri janë edhe autoambulancat, të cilët transportuan drejt spitalit të Vlorës disa banorë të evakuuar nga zonat e përmbytura.