Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Te ura e Mifolit në Novoselë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine tip 'Golf'.
Mësohet se drejtuesi i makinës me targa ‘AA864SV’ ka qenë shtetasi Romario Aliraj, njëherazi dhe objektivi që ka mbetur i plagosur .
Pas breshërisë së plumbave kundër makinës, Aliraj ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Në vendgjarje ka mbërritur policia për hetuar ngjarjen e plotë.
Burimi: newsbomb.al