INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, burri bën për spital gruan, kunati e qëllon me sëpatë

Vlorë, burri bën për spital gruan, kunati e qëllon me sëpatë

Publikuar më: 16:38 30-08-2017

Një sherr brenda familjes në Vlorë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Burrë e grua janë konfliktuar në lagjen “24 Maji”, dhe më pas bashkëshorti 42-vjeçar Maksim Sadikaj ka dhunuar rëndë gruan M. Sadikaj duke e bërë për spital. Gjatë konfliktit midis bashkëshortëve ka ndërhyrë kunati Dashnor Begaj, duke e goditur burrin e motrës me sëpatë, por fatmirësisht pa i shkaktuar dëmtime të mëdha. Policia ka shkuar në vendngjarje ndërkohë që shtetasi Dashnor Begaj ishte larguar. Por punonjësit e policisë kanë realizuar disa kontrolle duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimi i tij. Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648