Ndotet bregu i detit në zonën e Triportit në Vlorë. Autoritet portale bëjnë të ditur se një sipërfaqe rreth 200 metra është ndotur nga solari i hedhur në afërsi të bregdetit të Triportit dhe Zvërnecit. Sipas raportimeve ndotja është në nivele të larta, ndërkohë që po hetohet për të gjetur shkaktarin e kësaj katastrofe mjedisore. Dyshohet se ndotja mund të ketë ndodhur gjatë orëve të natës, apo të jetë hedhur aty nga ndonjë mjet lundrues.