INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, ekzekutuan pronarin e një anije, arrestohet njëri autor, tjetri në kërkim [FOTO]

Vlorë, ekzekutuan pronarin e një anije, arrestohet njëri autor, tjetri në kërkim [FOTO]

Publikuar më: 19:23 01-06-2016

Policia e Vlorës ka zbuluar autorët e vrasjes së Hyqmet Nexhipit, pronarit të një anije peshkimi “Drita” në Vlorë. 52-vjeçari u gjet i ekzekutuar brenda makinës së tij në rrugën “Transballkanike”. Viktima ishte qëlluar me dy plumba kallashnikovi, të cilat i kishin shkaktuar vdekjen, ngjarje e ndodhur me 23 janar 2016.

Të arrestuarit janë  Flobenc Gega, 34 vjeç ndërsa ka shpallur në kërkim Dison Nallbani 30 vjeç, i cili nga hetimet rezulton se është edhe autori i krimit. Deison Nallbani ka perdorur edhe gjeneralitet tjeter dhe njihej ndryshe si “Arjan Muçaj”.

Sipas policisë, Flobenc Gega është person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për “Grabitje” dhe “Plagosje”.

Gjithashtu, i dënuar nga autoritetet belge dhe italiane për “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve, prostitucionit, vrasjeve dhe për kryerjen e 180 grabitjeve me dhunë dhe armë”.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875