INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, fëmija 4 vjeç bie nga kati i katërt i pallatit

Vlorë, fëmija 4 vjeç bie nga kati i katërt i pallatit

Publikuar më: 19:58 18-07-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë 4 vjeçar është rrëzuar nga kati i katërt i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në një nga pallatet në rrugën “Isa Boletini”, pranë konviktit të Universitetit “I. Qemali”. Vogëlushi është dërguar drejt spitalit të qytetit por për shkak të dëmtimeve të mëdha është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. I mituri me iniciale J.I dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku banonte. Ndërkohë grupi hetimor  ndodhet në vengjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055