Policia e Vlorës njoftoi se ka finalizuar sot Operacionin Anti-Drogë të koduar “Resulaj”, gjatë të cilit janë vënë në pranga 2 persona” dhe janë sekuestruar 22 kg e 320 gr lëndë narkotike e llojit kanabis.
Blutë e Vlorës arrestuan Fatjon Zykaj 30 vjeç dhe Pajtim Basho 50 vjeç, banues në Vlorë. Droga është sekuestruar në makinën e 30-vjeçarit, por edhe në banesat e tyre. Shtetasit po udhëtonin në aksin rrugor Resulaj-Selenicë dhe janë kapur në flagrancë nga Policia.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në total: 22 kg e 320 gr, lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”,një automjet tip “Audi A-3” me targë: VL5011C, 3 aparatë celularë.