Vlorë, 25 nëntor 2016, NOA.al- Zbulohet në Vlorë 206 kilogramë lënmdë narkotike kanabis sativa në afërsi të Zvërnecit.
Seksioni për hetimin e narkotikëve gjatë paradites së sotme ka gjetur të braktisur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 206 kg, në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metër larg bregut të detit.
Lënda narkotike ishte e ndarë në nënëtë pako të mëdha, e mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se lënda narkotike mund të ngarkohej në ndonjë gomone për t’u trafikuar drejt Italisë, por zbulimi nga policia duket se i ka detyruar trafikantët ta braktisin dhe të shpëtojnë veten.
Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë rast.