Një gomone rreth 9 metra e gjatë me dy motorë është gjetur këtë të enjte nga policia kufitare dhe Delta Force në Vlorë.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se mjeti mund të jetë braktisur dhe brenda tij nuk është gjetur asnjë objekt i paligjshëm.
Ndërkohë po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.