Rreth 77 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia në Vlorë. Gjatë operacionit të koduar ‘Ndjekja’ është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit Opel ku u gjet edhe lënda narkotike.
I arrestuar është Renato Agalliu, 51-vjeç
Policia bën me dije se droga ishte e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sportive.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.
Po ashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në veprimtari kriminale.